Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLDEN STATE

Vazhdojnë të “luftojnë”

REUTERS/Robert Galbraith

Vazhdojnë të “luftojnë”


13 May, 2013 @10:57

Skuadra e Golden State, nofkën “Luftëtarët”, është duke e zbatuar edhe në parket. Në ndeshjen, e cila shkoi në vazhdime, Golden State, arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 97-87.

Kjo fitore kishte vlerë shumë të madhe, ngase tani, dy ndeshjet e radhës do të luhen në AT&T Center të San Antonio-së.

Koshashënuesi më i mirë në ndeshje ishte, Harrison Barnes, i cili luajti me 26 pikë e 10 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Jarrett Jack me 24 e Stephen Curry me 22 sosh.

Në anën tjetër Manu Ginobili, u dallua me 21 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e tretë të mamuzave. 

Ndeshja e radhës, do të luhet me 14 maj në AT&T Center të San Antonio-së.

Skema e Play Offit


Video

Përmbledhja e ndeshjes Golden State-San Antonio




REZULTATI:

Golden State Warriors - San Antonio Spurs 97-87 2-2 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA