Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEMPHIS

Grizzlies eliminon nënkampionin!

REUTERS/Bill Waugh

Grizzlies eliminon nënkampionin!


16 May, 2013 @9:53

Shkëlqimi i arushave, e çoi skuadrën drejt finaleve të Konferencës Perëndimore. Pas Los Angeles Clippersit, arritën ta eliminojnë edhe nënkampionin Oklahoma City Thunder.

Memphis, në këtë seri, me plotë kuptimin e fjalës dominoi duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 4-1. Ky sukses, për arushat, ishte i pari në histori të klubit.

Ndërsa ndeshja e fundit e serisë, përfundoi me rezultat 88-84. Më i miri tek Grizzlies, ishte Zach Randolph i cili shkëlqeu me 28 pikë e 14 kërcime, kurse në anën tjetër, Kevin Durant, edhepse nuk luajti me një përqindje të lartë të shutit, ishte koshashënuesi më i mir tek OKC, me 21 pikë, por nuk mjaftuan për ta vazhduar serinë.

Tani Memphis, në finale të Konferencës Perendimore, do të përballet me fituesin e duelit San Antonio - Golden State, ku rezultati në seri është 3-2 në favor të San Antonio-së.

Skema e Play Offit


Video

Shkëlqimi i Zach Randolph në ndeshjen e 5-të




REZULTATI:

Oklahoma City Thunder - Memphis Grizzlies 84-88 1-4 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA