Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIAMI HEAT

Kampioni në rrugë të mirë

REUTERS/Joe Skipper

Kampioni në rrugë të mirë


16 May, 2013 @11:36

Demat e lënduar, në serinë kundër kampionit aktual Miami Heat, arritën t’u dalin në ballë vetëm në ndeshjen e parë. Më pas, Miami, tregoi forcën në katër ndeshjet e fundit për tu kualifikuar në finale të Konferencës Lindore. Borozani.com

Në ndeshjen e fundit, skuadra e trajnerit Erik Spoelstra, shënoi fitore me rezultat 94-91. LeBron James luajti me 28 pikë, 8 asistime e 7 kërcime, ku luajti rol të rëndësishëm në fitoren e katërt të Miamit.

Ndërsa në anën tjetër, demat që nga fillimi i Play Offit, janë duke luftuar me lëndime, ky ishte faktori kryesor që u dorëzuan kaq herët, megjithatë Carlos Boozer, në ndeshjen e fundit luajti me 26 pikë e 14 kërcime, duke treguar lojë të mirë dhe luftë të vërtetë. 

Tani Miami Heat, do të përballet në finale të Konferencës Lindore, me fituesin nga dueli Indiana Pacers - New York Knicks, ku rezultati në seri është 3-1 në favor të Indianës.

Skema e Play Offit


Video

Ngulitja e LeBron Jamesit




REZULTATI:

Miami Heat - Chicago Bulls 94-91 4-1 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA