PLAY OFF

BOROZANI/Erdis Driza
FBK-ja thotë fjalën e fundit
18 May, 2013 @16:50
FBK-ja ka ndërmarrë masat pas tensionimit të shkuar skajshmërisht keq pas ndeshjes Peja-Sigal Prishtina.
Pasi që dy ekipet reaguan ndaj njëra-tjetrës, kërcënuan FBK-në, nxitën tifozëritë, e cila përfundoi me rrahjen e gazetarit Ermal Panduri të Radio Dukagjinit në Prishtinë - FBK-ja në mbledhjen e bordit të saj të mbajtur sot ka dalë më komunikatën zyrtare të cilën po ua sjellim pa ndërhyrje.
KOMUNIKATË:
Ajo çka ka ndodhë pas përfundimit të ndeshjes së parë finale të play-off-it të BKT Superliga në Pejë,ku u sulmua autobusi i lojtarëve të KB Sigal Prishtina dhe atë në përcjellje të Policisë së Kosovës,është e pajustifikueshme dhe zhgënjyese. Kjo dukuri e shëmtuar,sjelljet dhe veprimet huliganeske jo vetëm që po irritojnë shikuesin e sjellshëm,punëtorët sportiv, sponsorët të cilët me vite po ndihmojnë pa kursyer, por po dëmtojnë imazhin e sportit numër një te ne dhe përshtypjet pozitive te arenës ndërkombëtare e cila gjithnjë e më shumë përkundër pengesave po hap derën e çeliktë për basketbollin tonë hap pas hapi.
Kjo dukuri dëmtuese, ndodhi edhe në Prizren gjatë përfundimtares së Kupës,ku pas përfundimit të ndeshjeve u sulmuan edhe qytetarët e rastit nga grupet e tifozërive.
Federata e Basketbollit e Kosovës,organizon garat dhe jo ndeshjet veç e veç. Kjo është e përcaktuar kjart me statutin e FBK,ne kemi obligim dhe përgjegjësi t’i zbatojmë rregulloret në fuqi dhe mos të lejojmë dukuritë negative qoftë edhe ato shantazhuese nga kushdoqoftë që ta dëmtojnë imazhin,mundin dhe përpjekjet e secilit që kontribuon me pozitivitet.
Situata e krijuar në ditët në vijim pas ndeshjes së parë,duke e tensionuar situatën për mes deklarimeve në media,portaleve apo në rrjetin social facebook, nuk e kemi të kjart se kujt po i leverdisë,individëve,klubeve apo personave të involvuar pa meritokraci në basketboll? Mbi të gjithë është basketbolli i mbarë Kosovës.
Federata e Basketbollit e Kosovës,nuk pranon dhe nuk do të lejoj asnjë ultimatum çfarëdo qoftë dhe nga kushdo qoftë,ne kemi qenë dhe do jemi njësoj dhe zbatues të përpiktë të akteve normative po njësoj për të gjithë sepse basketbolli luhet edhe në Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Vushtrri, e anë e kënd Kosove e jo vetëm në dy qytete.
Bordi i FBK-së,do të investigoj të gjitha deklaratat e këtyre ditëve në media,portale apo rrjete sociale te bëra nga kushdoqoftë, dhe ndaj të gjithëve të cilët kanë deklaruar në kundërshtim me aktet normative të FBK-së do të ngritet procedurë disiplinore.
Bordi i FBK-së,kërkon nga të dy kryesit e klubeve finaliste që gjatë ditës së sotme të ulen dhe ta qetësojnë situatën e krijuar nga të dy palët dhe të vazhdon gara në të kundërtën,Bordi i Federatës do të merr vendimin meritor në lidhje me garën e finales së play-off-it,sepse nuk do të rrezikon shëndetin dhe jetën e kujtdo qoftë në palestra dhe jashtë saj.
Bordi i FBK-së,kërkon që ndeshjet finale të play-off-it,të organizohen në mënyrën më të mirë të mundshme,nga kryesit e klubeve përpjekje maksimale për ulje të tensioneve si nga ana e lojtarëve ashtu edhe nga ana e tifozerive. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jemi nën monitorim të ligave ndërkombëtare e në veçanti nga BIBL por edhe të asociacionit më lart ndërkombëtar të basketbollit-FIBA,e cila tashmë ka intensifikuar bashkëpunimin me FBK dhe po hapëron sigurt drejt pranimit të plotë,në kundërtën për dëmtimin eventual përgjegjësi do të identifikohet dhe do të ndëshkohet jo vetëm nga FBK por edhe nga opinioni basketbolldashës dhe e gjithë Kosova.
Kërkojmë nga të dy udhëheqësit e klubeve,lojtarët dhe shikuesit,që nga ndeshja e radhës të mendojnë pozitivisht për prezantimin dhe sjelljet e tyre para,gjatë dhe pas ndeshjes. Po në këtë ndeshje kemi vëzhgim shumë domethënës për basketbollin Kosovar,prezent dhe mysafir të klubit Sigal Prishtina janë zyrtarë të lart të Ballkan Ligës e të cilët do të raportojnë në selinë e tyre për çdo gjë që ndodhë gjatë organizimit të kësaj ndeshje.
Jemi të bindur se klubi Sigal Prishtina,do të bëjë organizim për notë dhe vlerësim të lart ndërkombëtar,këtë e presim dhe e dëshirojmë të gjithë,në të kundërtën përpjekjet tona të përbashkëta shumëvjeçare për ndërkombëtarizim do të marrin rrugëtim të kot dhe pa shpresë por edhe pretekst refuzimi edhe për një kohë të gjatë.