PLAY OUT

KB Kastrioti
Kastrioti kërkon Superligën
17 May, 2013 @10:22
Kastrioti i Ferizajit i cili u mposht në ndeshjen e parë të finales së Play-Outit ndaj Vëllaznimit në Karagaç të Pejës, nesër mbrëma do të kërkojë fitore në Ferizaj për t’u promovuar në BKT Superligë në stinorin tjetër.
Ferizajasit ishin mposhtur nga Vëllaznimi në ndeshjen e parë me rezultat 80-72 dhe në palestrën Bill Clinton do të duhet të regjistrojnë fitore ndaj gjakovarëve për të dalë në ndeshjen e tretë finale ku kush fiton i bashkangjitet skuadrave të elitës stinorin tjetër.
Kastrioti kishte mposhtur Futurën në gjysmëfinale të Play-Outit ndërsa Vëllaznimi Malishevën.
PLAY-OUT FINALJA - NDESHJA E DYTË
E shtunë, 19:00, Bill Clinton - Ferizaj | Kastrioti - Vëllaznimi | (72-80) Rez. i ndeshjes së parë | Gjyqtarë: A. Vula, D. Mehmeti dhe F. Ramadani |