Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EAST FINALS

Indiana në finale

REUTERS/Brent Smith

Indiana në finale


19 May, 2013 @10:12

Performanca fenomenale e Lance Stephensonit, ia solli finalen e Konferencës Lindore Indianës. Ndeshja përfundoi me rezultat 106-99, ku kjo ishte fitorja e katërt në seri për Pacersin, kundër New York Knicksit.

Stephenson, e përfundoi ndeshjen me 25 pikë, ku ishte njëkohësisht edhe rekordi personal i lojtarit. Ai gjithashtu i shtoi edhe 10 kërcime, duke luajtur rol të rëndësishëm në fitoren e Indianës.

Në anën tjetër, Carmelo Anthony, luajti me 39 pikë e 7 kërcime, por nuk mjaftuan për fitore.

Pas ndeshjes trajneri i Indiana Pacersit, Frank Vogel, për Stephensonin tha: “Është e besueshme, por e pa besueshme. Ai nuk ka eksperiencë të Play Offit, por ai ka disa instikte shumë të mira të basketbollit, që unë kam parë ndonjëherë, ky djalë ka shumë guxim”, përfundoi Vogel lavdatën për basketbollistin e tij Stephenson.

Tani Indiana, do të përballet në finale të Konferencës Lindore me Miami Heatin me 22 maj në American Airlines të Miami-të.

Skema e Play Offit


Video

Përmbledhja e ndeshjes Indiana-New York




REZULTATI:

Indiana Pacers - New York Knicks 106-99 4-2 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA