Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROLEAGUE

Barça me lehtësi


9 November, 2012 @17:05

Dy skuadra favorite u ndeshën të enjtën mbrëma në javën e pestë të Euroleague-së. Që të dyjat ishin pa humbje, me vullnetin e treguar në parket, skuadra mysafire Barcelona, këtë titull kishte ndërmend ta mbajë edhe në javën e pestë.

Ashtu edhe ndodhi, katalonasit e dominuan ndeshjen që nga fillimi, ku përfunduan ndeshjen me rezultat 60-81.

Ndërsa në këtë ndeshje shkëlqeu dirigjenti Juan Carlos Navarro me 21 pikë. Kjo ishte fitorja e pestë me radhë të spanjollëve, njëashtu edhe humbja e parë e CSKA Moskës.

Cantu befasoi Fenerin

Befasia e mbrëmjes erdhi nga skuadra italiane Mapooro Cantu, e cila e mposhtu gjigantin turk Fenerbahçe Ulker.

Lojtarët e Fenerbahçes, në parket ishin vetëm fizikisht, këtë e shfrytëzoi mirë Cantu dhe arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat bindëse 82-58.

Ylli i ndeshjes ishte Jonathan Tabu i cili luajti me 16 pikë e 7 asistime. Tani Cantu ka bilancë prej 2 fitoreve dhe 3 humbjeve, ndërsa Feneri e regjistroi humbjen e dytë, krahas 3 fitoreve.

Rezultatet e takimeve:

Grupi A

Mapooro Cantu – Fenerbahce Ulker Istanbul 82-58

Grupi B

Elan Chalon-sur-Saone – Unicaja Malaga 78-88 Alba Berlin – Maccabi Electra Tel Aviv 76-78

Grupi C

EA7 Emporio Armani Milan – Olympiacos Piraeus 71-84

Grupi D

CSKA Moscow – FC Barcelona Regal 60-81 Lietuvos Rytas Vilnius – Besiktas JK Istanbul 67-73


 
Të gjitha lajmet nga