GRUPI A
Barcelona e CSKA me fitore
18 October, 2013 @4:06
Barcelona ishte afër të befasohet nga Partizani, por në çerekun e fundit, falë yjeve dhe përvojës që e kishin, arritën ta mposhtin kundërshtarin me rezultat 67-60. Gjithashtu favoritja tjetër e Grupit A, CSKA Moska, fitoi me vështërsi në Francë, skuadrën Nanterre me rezultat 62-59.
Barcelona në ndeshjen ku ishte favorite në letër, kundër Partizanit, ishte afër të befasohet para tifozëve në Palau Blaugrana.
Megjithatë, në çerekun e katërt, Barça i tregoi dhëmbët kundërshtarit, ku dhe arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat 67-60.
Kostas Papanikolaou dhe Ante Tomic, luajtën me nga 13 pikë secili, të cilët luajtën rol të rëndësishëm në ndeshje, ku super ylli katalonas Juan Carlos Navarro nuk ishte në ditën e mirë i cili shënoi vetëm katër pikë.
CSKA Moska me vështërsi
Një tjetër ndeshje dramatike u zhvillua në Francë, ndërmjet Nanterre dhe CSKA Moskës. Rusët udhëtuan për një fitore të lehtë në Paris, por përpara tyre ishte një skuadër e disponuar.
Fituesi nuk dihej deri në sekondat e fundit, ku skuadra e trajnerit Ettore Messina, arriti të shënoi fitore në fund me rezultat të ngusht 62-59.
Sasha Kaun ishte më i miri, që u dallua me 16 pikë e 9 kërcime.
Video
Barcelona - Partizan
Nanterre - CSKA Moska
GRUPI A
1 | Fenerbahçe Ulker | 1 F | 0 H | |
2 | Barcelona | 1 F | 0 H | |
3 | CSKA Moscow | 1 F | 0 H | |
4 | Nanterre | 0 F | 1 H | |
5 | Partizan | 0 F | 1 H | |
6 | Budivelnik Kiev | 0 F | 1 H |