FENERBAHÇE
Feneri ndriçon në çerekun e katërt
17 October, 2013 @21:04
Gjiganti turk Fenerbahçe Ulker, gjatë verës bëri transferime senzacionale. Skuadrën e përforcoi me yje si Linas Kleiza, Nemanja Bjelica, Luka Zoric e me basketbollistin me prejardhje nga Kosova, Kenan Sipahi.
Ndërsa në krye të këtyre lojtarëve, e sollën trajnerin më të suksesshëm në Europë, Zeljko Obradoviç, ku ndikimi i tij u vërejt që në ndeshjen e parë të Euroleague-së.
Edhepse ndeshja ishte e barabartë, në tre çerekët e parë, fitorja erdhi në çerekun e katërt, ku turqit e përfunduan dhjetë minutshin e fundit me rezultat 37-7 në favor të tyre.
Ndeshja përfundoi me rezultat 102-84. Më i miri tek “kanarinat” ishte ylli kroat që shkëlqeu edhe në Kampionatin Europian në Slloveni, Bojan Bogdanoviç, ku u dallua me 21 pikë e katër kërcime. Ai u ndihmua edhe nga Emir Preldzic me 14 sosh.
Kosovari, Kenan Sipahi, luajti me dy pikë e dy asistime dhe mbeti në parket 15 minuta.
Skuadra e Kenanit, gjendet në Grupin A, së bashku me gjigantët Barcelona e CSKA Moska si dhe Partizan e Nanterre.
Video
Budivelnik Kiev - Fenerbahce Ulker