MITROVICË
Trepça kompletohet
16 October, 2013 @22:55
Kampionja e stinorit 2011/12, Trepça, pas fitores së parë në Superligë ndaj RTV 21 ka filluar ta fusë në punë makinerinë e saj.
Pas informatës ekskluzive në Borozani.com lidhur me ardhjen e Dominique Lacy, që ka dalë e vërtetë dy ditë më vonë pas publikimit, mitrovicasit sot kanë paraqitur për regjistrim në FBK edhe qendrën spanjolle Jan Orfila.
Orfila është ish nxënës i trajnerit të minatorëve, Israel Martin. Orfila luan në pozitën e qendrës dhe është 27 vjeçar, derisa me 207 centimetrat e tij pritet t’i shkaktojë probleme shumë skuadrave në kampionat në xhirot që vinë.
Orfila do të jetë i huaji i katërt te Trepça, pas Robert Goff, Joshua Brown dhe Dominique Lacy. Ky do të jetë njëkohësisht edhe basketbollist i parë spanjoll që do të aterojë në parketet e Kosovës.
Trepça ndeshjen e radhës në Superligë e luan në fundjavë ndaj Dritës si mysafire në palestrën Bashkim Selishta - Petriti, të Gjilanit.