KAMPIONJA
Peja nis me humbje
15 October, 2013 @20:43
Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, ka filluar me humbje aventurën ndërkombëtare sonte. Verdhezinjtë janë mposhtur në Gjevgjeli të Maqedonisë nga skuadra e Kozuvit me rezultat 84-79.
Skuadra e Danijel Lutzit kanë qenë shumë e mirë në pjesën e parë të takimit kur në dy çerekët e parë ka qenë të shumtën e kohës në epërsi, mirëpo ulja e nivelit të lojës në çerekun e tretë ka mundësuar maqedonasit të krijojnë një epërsi më të madhe të cilën e ruajtën deri në fund të ndeshjes.
Për paraqitjen e parë ndërkombëtare të Pejës mund të thuhet se mungojë dukshëm përvoja e basketbollistëve vendor, prej të cilëve më i dalluari ishte Drilon Hajrizi me tetë pikë të shënuara.
E treshja e huaj, Fred House, George Oduwufa dhe Vedran Morovic treguan se janë një cilësi më e lartë, pasi që mbajtën barën kryesore të ekipit. House shënoi 20 pikë, Oduwufa 15, derisa Morovic 13 pikë.
Sidoqoftë, shikuar në përgjithësi, Peja ka treguar lojë cilësore dhe përvoja që do të vjen me kohë bashkë me kompaktësinë që do të vjen premton fitore të ardhme.
Statistikat ekipore
Kozuv | Peja | ||
Çereku i parë | 26 | 24 | |
Çereku i dytë | 16 | 20 | |
Çereku i tretë | 24 | 16 | |
Çereku i katërt | 18 | 19 | |
Kërcime | 24 | 28 | |
Asistime | 13 | 14 | |
Topa të vjedhur | 12 | 13 | |
Topa të humbur | 16 | 17 | |
Bllokada | 3 | 1 | |
Tentime për tre pikë | 7/21 | 7/18 | |
Tentime për dy pikë | 16/30 | 21/43 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 31/38 | 16/28 |
Statistikat individuale te Kozuv
1 | Dimitar Karadzovski | 18 pikë | 3 asistime | 1 kërcim |
2 | Slobodan Bozovic | 17 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Miladin Pekovic | 16 pikë | 3 kërcime | 3 asitime |
4 | Aleksandar Shterjov | 12 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
5 | Austin Lee | 5 pikë | 2 kërcime | |
6 | Dimitar Mirakovski | 5 pikë | ||
7 | Vladimir Filipovic | 2 pikë | 2 kërcime | |
8 | Igor Penov | 2 pikë |
Statistikat individuale te Peja
1 | Frederick House | 20 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
2 | George Oduwufa | 15 pikë | 8 kërcime | |
3 | Vedran Morovic | 13 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Gerti Shima | 9 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
5 | Drilon Hajrizi | 8 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Ersid Ljuca | 7 pikë | 1 kërcim | |
7 | Samir Shaptahovic | 3 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
8 | Mirza Ahmedbasic | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
9 | Rron Grapci | 2 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |