SIGAL PRISHTINA
Kryeson, pa humbje
14 October, 2013 @9:13
Vetëm tre xhiro i janë dashur edicionit të ri të Superligës për të shënuar të gjitha ekipet humbje, përveç Sigal Prishtinës. derisa të gjitha skuadrat tjera të kenë së paku një humbje.
E ky ekip është ish kampionja, Sigal Prishtina, që qe dy stinorë nuk e ka parë titullin e kampionit, pasi që Peja dhe Trepça kanë qenë kampionë në dy stinorët e kaluar.
Sigal Prishtina ia nisi kampionatit vrullshëm me fitore shkatërruese ndaj Dritës, për të vazhduar ndaj Bashkimit dhe së fundi në superderbi mposhti edhe Pejën - rivalen kryesore të saj për titull.
Sigal Prishtina dhe Peja janë pretendente kryesore për titull këtë stinor, pasi që janë stërpërforcuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në Ligën Ballkanike që e nisin në ditët në vijim.
E ajo më interesantja është se cilat do të jenë skuadrat tjera që do të arrijnë të futen në Play-Off si dhe ato që do të luftojnë për mbijetesë, pasi që aty po zhvillohet një luftë për çdo kosh.
Tabela aktuale dhe xhiroja e radhës.