DEBUTIMI TJETËR
Sonte debuton Prishtina
16 October, 2013 @9:18
Sigal Prishtina është nisur dje për Kumanovë. Sonte luan ndeshjen debutuese në Balkan League. Skuadra nga kryeqyteti ka arritur dje në Kumanovë të Maqedonisë ku do të takohet me skuadrën që mban emrin e këtij qyteti.
Djelmoshat e trajnerit turk, Ceyhun Cabadak, kanë krijuar një seri prej tre fitoresh me radhë në Superligë dhe janë në formë shumë të mirë, pasi që kanë fituar edhe turneun miqësor parasezonal TEB Tournament.
Derisa Cabadak i ka të gjithë basketbollistët në dispozicion, në anën tjetër ekipi vendas, Kumanova, me trajnerin Goran Dimitrijevic gjithashtu ka filluar mirë stinorin në ligën maqedonase.
Basketbollisti i tyre më i dalluar është serbi Vukasin Mandic që në ndeshjen e fundit ka shënuar 27 pikë si dhe ka qenë në parket për 38 minuta. Përveç tij edhe malaziasi Nemanja Vranjes është faktor në ekip.
Në dy ndeshjet e djeshme, Teodo e Malit të Zi ka shënuar fitore ndaj bullgarëve të Balkanit, derisa Peja është mposhtur si mysafire e Kozuvit në Maqedoni.
Tabela aktuale pas ndeshjeve të djeshme dhe rezultatet.
BALKAN LEAGUE:
17:30; Sonte; Palestra Sportive Kumanovo | Kumanova-Sigal Prishtina | Gjyqtarë: Sutulovic, Jokic dhe Kaludjerovic (të gjithë nga Mali i Zi) |