PAS XHIROS SË PARË
Sigal Prishtina, lidere ballkanike
17 October, 2013 @22:05
Sigal Prishtina ka arritur të mbetet në vendin e parë të Balkan League pas xhiros së parë në këtë ligë. Debutimi i mrekullueshëm i skuadrës nga kryeqyteti ynë në Kumanovë mbrëmë dhe fitorja me 11 pikë dallim nuk ka arritur të rrënohet as në ndeshjen e fundit të sotme që u luajt në Craiova të Rumanisë, ku u takuan Craiova dhe Levski.
Craiova mposhti Levskin në një ndeshje mjaft dramatike edhe pse gjatë gjithë ndeshjes kishte epërsinë. Bullgarët në fund arritën që të afrohen shumë dhe gati sa s’morrën lojën, kur serbi Rade Dzambic me pikët e tij shpëtoi ekipin rumun në debutimin e tyre në Balkan League.
Dzambic 33 vjeçar ka qenë edhe basketbollisti kryesor i ekipit rumun, duke shënuar 16 pikë në fitoren e parë të tyre, derisa u ndihmua edhe nga rumuni Bogdan Popescu me 14 pikë. Te ekipi bullgar, Levski, më të dalluarit ishin Hristo Zahariev me 17 dhe Lionel Chalmers me 13 pikë të shënuara.
Nga skuadrat kosovare, në xhiron e radhës Sigal Prishtina pret në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, Balkanin e Botevgradit të Bullgarisë, derisa Peja pushon në xhiron e dytë.
Sigal Prishtina është skuadra e vetme që ka shënuar fitore si mysafire në Balkan League pas xhiros së parë.
Tabela përfundimtare pas xhiros së parë dhe ndeshjet e xhiros së dytë.
FAKT:
Sigal Prishtina është skuadra e vetme që ka shënuar fitore si mysafire në Balkan League pas xhiros së parë. |