Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SEMSETTIN BAS

Bas: Kemi qenë të përgatitur për fitore

Bas: Kemi qenë të përgatitur për fitore


16 September, 2021 @22:20

Trajneri i Pejës, Semsettin Bas, pas fitores së verdhezinjëve në fillim të stinorit ndaj Bashkmiit ka thënë se ekipi i tij ka qenë i përgatitur, përkundër se largimi i papritur i Lis Shoshit na zuri në befasi si ekip.

“Pas largimit të Lis Shoshit, kemi kombinuar ekipin për të rikomponu ekipin dhe uroj lojtarët për performancën e treguar si dhe ndihmës-trajnerin. Tash po përgatitemi normalisht dhe kemi pritur ndeshje të tillë,” ka thënë Bas fillimisht.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se secili lojtar i ri që vjen te Peja, do të jetë i rëndësishëm, pasi që ekipi i tij do të garojë edhe në dy liga ndërkombëtare pos asaj vendore në Kosovë.

Peja në ekip do t’i ketë gjashtë basketbollistë të huaj që të komponohet sa më mirë për ndeshjet e Ligës Unike dhe BIBL, ku gjithashtu do të marrin pjesë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga