FBK
Bashkimi dënohet nga FBK-ja për shkak të statistikave
5 November, 2016 @13:44
Federata e Basketbollit e Kosovës ka dënuar skuadrën e Bashkimit, e cila në ndeshjen e zhvilluar më 3 nëntor kundër Trepçës në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, nuk i ka mbajtur statistikat e ndeshjes.
Kështu, konform nenit 48.15, portokallezinjtë janë dënuar me 500 euro gjobë.
Përveç kësaj, janë dënuar edhe trajneri i Bashkimit Dragan Radovic dhe basketbollisti i Bashkimit, Kejuan Johnson, për shkak të gabimeve teknike. I pari ka marr dënim prej 150 eurove si gabim i përsëritur, ndërsa i dyti është dënuar me 50 euro.
Nga ndeshja tjetër e javës, Kerasan Prishtina - Vëllaznimi, për shkak të gabimeve teknike janë dënuar Granit Hyseni (50 euro) dhe Dritëro Sefaja (75 euro) nga Kerasan Prishtina dhe Beq Kovaçi (50 euro) nga Vëllaznimi. Skuadra gjakovare gjithashtu është dënuar edhe me 100 euro, për shkak të mos respektimit të rregullave për veshje zyrtare.