BULLS vs KNICKS
Rose e Noah prishin natën e Bullsave pas shkëlqimit të Wade
5 November, 2016 @8:09
Dy ish-lojtarët e Chicago Bullsave, Derrick Rose dhe Joakim Noah, janë kthyer në United Center sot për të prishur festën e tifozëve të ekipit në shkëlqimin e Dwyane Wade-it për vendasit.
Bulls u kthyen nga deficiti 16 pikësh në fillim të ndeshjes. Më pas morrën epërsinë në gjysmëlojë, ndërsa ishin afër gjatë çerekut të tretë para se Knicks të merr serinë 14-2 për të fituar në fund 104-117.
Krejt pesëshja e parë e Knicks shënoi pikë dyshifrore: Kristaps Porzingis 27, Carmelo Anthony 25, Courtney Lee 17, Joakim Noah 16 dhe Derrick Rose 15 pikë të tjera për fitore.
Rose përfundoi duelin me double-double duke i shtuar pikëve të tij edhe 11 asistime.
Sa i përket Chicagos, 35 pikët e 10 kërcimet e Wade-it shkuan poshtë në fund, ndërsa 26 pikët e Jimmy Butlerit nuk mjaftuan për rezistencë më të madhe në çerek të fundit.
Pas kësaj ndeshjeje Chicago Bulls (3-2) luan ndaj Indiana Pacers nesër, ndërsa New York Knicks me këtë fitore arrin bilancin 2-3.