SHIKIMI

Pas 5 xhirove, vetëm CSKA perfekte
4 November, 2016 @12:22
Pas pesë xhirove të zhvilluara në Euroleague këtë stinor, vetëm CSKA e Moskës, që është edhe kampione në fuqi e kësaj gare, ka mbetur e pamposhtur.
Ekipi nga Moska po tregon fuqinë, si financiare ashtu edhe basketbollistike në duelet e Euroligës, ku ka mposhtur 5 kundërshtarët e parë në garë, që kulmoi mbrëmë me fitore ndaj Olympiacosit 81-75, ku Nando De Colo luajti me 23 pikë e 9 kërcime në fitore, ndërsa Aaron Jackson kontribuoi me 15 pikë.
Në xhiron e radhës CSKA Moska pret Real Madridin në derbin e xhiros.