WARRIORS vs THUNDER
Durant njofton me humbje ish-ekipin
4 November, 2016 @8:37
Super ylli i Golden State Warriorsit, Kevin Durant, nuk u tregua fare i mëshirshëm kundër ish-skuadrës së tij, Oklahoma City Thunder.
Warriors, e fitoi ndeshjen kundër Oklahomës bindshëm me rezultat 122-96 dhe dominoi pothuajse gjatë tërë ndeshjes.
Kevin Durant shpërtheu me 39 pikë e 7 kërcime, derisa u ndihmua nga partneri i ri i sivjetëm, Stephen Curry, me 21 pikë të tjera.
Te OKC, Russell Westbrook luajti me 20 pikë, 10 asistime e 6 kërcime, por nuk mjaftoi për të vazhduar serinë e fitoreve të ekipit të tij.
Kjo ishte humbja e parë e Oklahomës pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa Golden State pas humbjes në ndeshjen e parë të stinorit, e regjistroi fitoren e katërt me radhë.