CLIPPERS vs THUNDER
Rrufeja godet Clippersin
3 November, 2016 @9:01
Në përballjen e dy skuadrave pa humbje, Los Angeles Clippers dhe Oklahoma City Thunder, fituese doli Oklahoma, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat të ngushtë 83-81.
Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ishte shumë afër, epërsia ishte e ngushtë, por në fund me ndihmën e Russell Westbrookut, i cili qe i vetmi që shënoi pikë dyshifrore te skuadra e tij, Thunder e regjistroi fitoren e katërt me radhë.
Westbrooku luajti me 35 pikë, 6 kërcime e 5 asistime, derisa nga vija e treshit nuk arriti të shënojë në 7 tentimet që i bëri.
Te Clippers, Chris Paul shënoi 15 pikë, 11 kërcime e 9 asistime, por nuk arriti ta ndihmoi skuadrën e tij me fitore.
Thunder është duke vazhduar rrugën pa humbje me katër fitore, derisa Clippers e regjistroi humbjen e parë të stinorit, krahas tri fitoreve që i kanë.