CELTICS vs. BULLS

Celtics në formë, humbja e parë e Chicagos
3 November, 2016 @10:04
Përkundër mungesës së Al Horfordit dhe largimit nga loja të Jae Crowder, i cili u detyrua të largohet nga loja në çerekun e dytë për shkak të lëndimit pikërisht në momentet kur po e zhvillonte një ndeshje shumë të mirë me 10 pikë e 5 kërcime, Celtics e mposhtën Chicagon në takimin e luajtur në ‘TD Garden’, me ndeshjen që u mbyll me shifrat 107-100. Borozani.com
Kjo ishte humbja e parë për Chicagon këtë sezon, ndërsa ishte hera e dytë këtë sezon që këto dy skuadra ndeshen mes vete. Takimin e parë e kishte fituar Chicago.
TABELAT E KONFERENCAVE
Celtics epërsinë e kishin pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, kurse epërsia u ngushtua shumë vetëm në 5 minutat e fundit të takimit dhe për një moment u barazua në 100-100, mirëpo vendasit nuk e humbën koncentrimin dhe e fituan ndeshjen me rezultat 107-100.
Paraqitje befasuese tek skuadra e Brad Stevens zhvilloi Amir Johnson me 23 pikë (prej të cilave 4 treshe) , 5 kërcime e 3 asistime, ndërsa si zakonisht u dallua edhe Isaiah Thomas me 23 pikë, 10 asistime e 2 kërcime. Lajm i mirë për skuadrën ‘e gjelbërt’ në këtë ndeshje ishte rikthimi i Marcus Smart, i cili gjithashtu zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë.
Në anën tjetër, tek Bulls u dalluan Jimmy Butler me 23 pikë, 9 kërcime e 2 asistime, Nikola Mirotic me 17 pikë, 6 kërcime e 1 asistim dhe Dwayne Wade me 15 pikë, 1 kërcim e 4 asistime. I rikthyer në ‘TD Garden’ por si kundërshtar, Rajon Rondo takimin e mbylli me 12 pikë, 10 kërcime e 5 asistime.
Pas ndeshjes së mbrëmshme, të dyja skuadrat kanë bilanc 3-1, 3 fitore e 1 humbje. Humbjet e vetme të pësuara sivjet, këto skuadra ia kanë shkaktuar në përballjet direkte njëra-tjetrës.