NGA INFORMATORI
1 mijë euro gjobë për Yllin
3 November, 2016 @11:59
Skuadra e Yllit të Suharekës është gjobitur me një mijë euro (€ 1.000,00) për shkak të hyrjes së një shikuesi në parket dhe hedhjeve të gjësendeve drejt vendit ku kanë qenë zyrtarët e Bashkimit.
Për më tepër, ekipi nga Suhareka do të zhvillojë edhe një ndeshje pa prezencën e tifozëve si vendas në Superligë, ka bërë të ditur Informatori Nr. 4 i xhiros së fundit të Superligës.
“24 sekonda pa përfunduar ndeshja, pas një provokimi nga pjesa ku kanë qenë të ulur zyrtarët e KB Bashkimi, shikuesit kanë filluar të hedhin gjësende të ndryshme dhe shishe plastike, ndërsa një shikues ka hyrë në fushën e lojës për të shkuar te vendi ku kanë qenë zyrtarët e KB Bashkimit, por është ndaluar me kohë nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Pas hedhjeve të shumta, zyrtarët e ndeshjes kanë marrë vendim që të zbrazet palestra nga shikuesit. Në lidhje me këtë rast, KB G. E. Ylli konform Nenit 49.8 dënohet me një mijë euro dhe një ndeshje pa prezencë të shikuesve,” ka shkruar Informatori Nr. 4 i Superligës.
Ndeshja Ylli - Bashkimi ka qenë ndeshja më interesante e xhiros së kaluar, ku ndeshja u detyrua të gjejë fituesin vetëm pas vazhdimeve, pasi që në kohë të rregullt, nuk kishte fitues.