RIKTHIMI I AMERIKANIT
Peja rikthen Burwellin
4 November, 2016 @12:50
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi se skuadra e Pejës ka paraqitur për regjistrim basketbollistin amerikan, Kevin Burwell.
Burwell, është emër i njohur për Superligën, por edhe vetë verdhezinjtë, pasi që ka mbrojtur ngjyrat e saj edhe në stinorin e kaluar.
Amerikani në fjalë gjatë stinorit të kaluar ka pasur mesatare prej 34.5 minutave lojë në Ligën Ballkanike ku ka regjistruar 13.8 pikë për ndeshje, 4.3 asistime dhe 3.6 kërcime për ndeshje.
Sa i përket Superligës, ai ka pasur 26.5 minuta për ndeshje, me 12.7 pikë për ndeshje, 4.3 asistime dhe 2.9 kërcime.
Ardhja e Burwellit në ekip mund të largojë ndonjërin nga përforcimet e fillim stionorit nga Peja. Burwell luan në pozitat një dhe dy, ku aktualisht luajnë LaMarcus Reed dhe Austin Tillotson nga të huajt.