NATA E DERBIVE

BOROZANI/Edrin Shkuliqi
Bashkimi dhe Trepça fitojnë
11 April, 2013 @21:23
Basketbollistët e Bashkimit sonte me një angazhim të pashoq kanë arritur që të mposhtin liderin e BKT Superligës, Pejën, me rezultat 73-69.
Një super ndeshje e zhvilluar në Prizren, për gurmanët e basketbollit, ku lufta ka qenë në çdo cep të fushës, ka përfunduar me fitoren e parë të prizrenasve ndaj pejanëve në këtë stinor.
Me këtë fitore Bashkimi ka arritur që të barazohet me pikë me Sigal Prishtinën në vendin e dytë të tabelës dhe tashmë ka hyrë drejtpërdrejtë në luftë për vendin e dytë.
Në anën tjetër, Peja ka zhvilluar lojën e saj më të mirë, që në disa raste nuk konkretizohej falë angazhimit të madh të ekipit të Muharem Vugdalicit në mbrojtje.
Në ndeshjen tjetër derbi, Trepça ka mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat identik sikurse Bashkimi Pejën.
Me këtë fitore mitrovicasit kanë qartësuar edhe njëherë pozitën e katërt në tabelë të klasifikimit, për të cilën po lufton edhe RTV 21.
(Statistikat e ndeshjeve ju sjellim më vonë)
BKT SUPERLIGA, SONTE:
Sigkos Bashkimi - Peja | 73-69 | ||
Trepça - Sigal Prishtina | 73-69 |