Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Kejuan Johnson: Qëllimi ynë është titulli i kampionit

BOROZANI/ D.S.

Kejuan Johnson: Qëllimi ynë është titulli i kampionit


11 April, 2013 @13:18

Kejuan Johnson, i cili erdhi në Bashkimin e Prizrenit në afatin kalimtar të muajit shkurt, ka arritur që të tregohet menjëherë, ndërsa është shpallur edhe lojtari më i mirë i muajit mars, duke marrë çmimin Basko - që ipet për basketbollistin më të mirë të muajit. Kjo është Baskoja e parë që e merr një basketbollist i Bashkimit në histori të klubit. Ky çmim ka filluar të ipet nga fillimi i këtij stinori. 

Amerikani 193 centimetra i gjatë që luan në pozitën e organizatorit të lojës, në ndeshjen e fundit për Bashkimin ka arritur rekordin e pikëve për klubin këtë stinor, 37 pikë, të cilin e ka shënuar edhe Mustafë Merovci, në ndeshje ndaj Vëllaznimit. 

Johnson, 27 vjeçar pas karrierës së tij në Izrael, Gjermani e Hungari erdhi në Kosovë. Ai ka qenë njëra ndër aryset kryesore të fitores së prizrenasve pas katër vitesh ndaj Sigal Prishtinës.

Titujt me ekip më primare, sesa ato individuale

BOROZANI: Lojtari i muajit në BKT Superligë. Basketbollisti i parë në histori të klubit që e merr këtë trofe… 

Johnson: Them që është bekim të jesh në gjendje të marrësh këtë çmim. Ka shumë lojtarë të mirë në këtë ligë. Mirëpo, qëllimi kryesor i imi është të fitojë titullin e kampionit me ekipin, pasi që çmimet individuale nuk do të thonë shumë për mua. Natyrisht që jam falenderues për çmimin, por ekipi është më me rëndësi. Çmimi do të thotë që puna e mirë të shpaguhet. 

BOROZANI: Bashkimi do të jetë nikoqir i Final Four-it të Kupës së Kosovës. A ka gjasa të kthejë Bashkimi Kupën në Prizren pas më shumë se një dekade? 

Johnson: Definitivisht kemi rastin më të mirë për ta fituar kupën! Do të kemi përparësinë e palestrës vendase dhe tifozët e mrekullueshëm të Prizrenit afër. Do të jemi të gatshëm. Jam i gatshëm për sfidën, por nuk do të jetë lehtë. Asnjë ekip nuk do të udhëtojë në Prizren dhe të na lejojë të fitojmë, duhet ta fitojmë vetë. 

Dardani, Driloni, Kendrick e Gerti - shumë të mirë

BOROZANI: Si po e shihni basketbollin e Kosovës, në përgjithësi ligën, krahasuar me vendet tjera ku keni luajtur? 

Johnson: Liga është fizikisht e fortë dhe të luash si mysafirë është e vështirë. Çdo ekip zakonisht ka tifozë të mirë dhe ndeshja ndonjëherë mund të jetë tejet e zhurmshme. Kështu, si ekip duhet të jeni më se i fokusuar në ndeshje për të luajtur. 

BOROZANI: Cili është lojtari kundërshtari më i vështirë për ju në BKT Superligën e Kosovës? 

Johnson: Pyetje e vështirë... Ka shumë lojtarë të talentuar këtu që mund të ndërrojnë lojën në favor të ekipit të tyre kurdo që don ekipi. T’i numërojë disa: Dardan Berisha, Kendrick Jones, Gerti Shima dhe Drilon Hajrizi. 

BOROZANI: Lojtari më i mirë sipas jush në BKT Superligë? 

Johnson: Kësaj pyetje le t’i përgjigjen tifozët… Me të vërtetë nuk mund të them për dikë. Sinqerisht, ka shumë lojtarë të mirë dhe nuk mund t’ua jap një emër të vetëm. 

Ne duhet ta sjellim më titullin në Prizren

BOROZANI: Gjasat e Bashkimit në Play-Off? 

Johnson: Kemi gjasa të njejta sikurse çdo ekip tjetër që gjendet në Play-Off. Titullin do ta merr ai që është më i fokusuar në ndeshje dhe ai që e don më shumë. Ne duhet ta fitojmë atë këtë stinor. Ky është qëllimi ynë. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta sjellur titullin në Prizren. 

BOROZANI: Bashkimi, Prizreni, tifozët, qyteti dhe tjerat? 

Johnson: Jam jashtëzakonisht krenar që luaj për Bashkimin dhe qytetin e Prizrenit. Dua t’i falenderoj të gjithë menaxherëve dhe trajnerëve që më kanë sjellur këtu dhe që ma dhanë rastin të tregohem. I falenderoj gjithashtu bashkëlojtarëve që më ndihmuan të adaptohem në vendin tuaj dhe më mësuan ngapak shqipen, të cilën e përdori ndonjëherë (qeshet). Është gjuhë e vështirë, por i falenderoj Zotit që po ma jep mundësinë të bëj atë që e dua. Para se të vija këtu nuk e dija as ku po shkojë as çka po më pret, pasi që asnjë shokë i imi nuk kishte qenë më parë këtu. Mirëpo, ngrohtësia e njerëzve dhe përkrahja, është e madhe. Duke shëtitur nëpër qytet, të përshëndetesh, të përkrahesh nga çdonjëri është bekim dhe kjo të bën të ndihesh mirë, pasi që njerëzit ju njohin dhe ju falenderohen. Dhe theksojeni këtë, Prizreni i ka tifozët më të mirë këtu në Kosovë.


LAKERS

Kobe spektakular

NBA

Kobe spektakular

11/04/13 @ 10:48

BKT SUPERLIGA

RTV 21 në vendin e katërt!

FBK Superliga

RTV 21 në vendin e katërt!

10/04/13 @ 23:00

KUPA E KOSOVËS

Shorti i Final Four

FBK Superliga

Shorti i Final Four

10/04/13 @ 15:51

EKSKLUZIVE

Kendrick Jones: Mund t’i mposhtim të gjithë

FBK Superliga

Kendrick Jones: Mund t’i mposhtim të gjithë

31/03/13 @ 21:19

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga