Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Kendrick Jones: Mund t’i mposhtim të gjithë

BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Kendrick Jones: Mund t’i mposhtim të gjithë


31 March, 2013 @21:19

Kendrick Jones, amerikani i cili erdhi pa shumë bujë në skuadrën e re të BKT Superligës dhe në përgjithësi të basketbollit kosovar, RTV 21, ka shpërthyer në ndeshjet e fundit për ekipin e tij. Borozani.com

Ai ka qenë më meritori për fitoret e mëdha të ‘Teleboys’-ave ndaj Trepçës dhe Pejës, ndërsa për pak ka qenë t’i shkaktojë befasi edhe Bashkimit.

Borozani: Keni arritur fitore shumë të rëndësishme në stinorin pranveror ndaj Pejës dhe Trepçës dhe ju ishit ndër më meritorët për këtë, mendimi juaj? 

Jones: Po, kanë qenë me të vërtetë fitore të mëdha. Neve na duhej një shtytje për të arritur pozitën e katërt në tabelë dhe këtë e arritëm me këto fitore. Bashkëlojtarët e mi kanë kryer punë të mirë duke më gjetur mua në fushë dhe kështu unë u tregova. Ndërsa trajneri Adin (Adinovic) më tha të luaja lojën time, por pak më agresive kështu që arritëm te fitoret.

Mund t’i fitojmë të gjithë

Jones i cili u paraqit në Akademinë Europiane të vitit 2011, ku u zhvillua me trajnerin Srdjan Premovic, aty filloi karrierën europiane. Ai para se të vijë në Europë ka luajtur për ekipe në Meksiko e Kolumbi.

Borozani: Pas fitores ndaj Pejës, mendoni që mund të fitoni edhe ndonjë ndeshje ndaj katërshes së madhe të basketbollit kosovar?

Jones: Definitivisht, po. Fitorja ndaj Pejës na ka sjellë vetëbesim të madh dhe mendoj se tash mund ta fitojmë çdonjërën nga katërshja.

Borozani: Si po ju duket BKT Superliga e Kosovës në përgjithësi?

Jones: Liga e basketbollit të këtushëm është e mirë, fizikisht e fortë dhe mjaft kompetitive. Duhet të luhen ndeshjet më shpesh.

Problemi më i madh, Dardan Berisha

Borozani: Viktima juaj e ardhshme?

Jones: Ndeshja jonë e madhe në radhë është ajo ndaj Sigal Prishtinës. Në ndeshjen e parë na fituan për vetëm pesë pikë epërsi, por atëherë nuk kam qenë në ritmin tim, në të cilin jam tash.

Borozani: Kundërshtari më i vështirë për ju në BKT Superligën e Kosovës?

Jones: Dardani i Pejës. Ai është koshashënues i madh, mund të shënojë nga jashtë dhe brenda. Ekipi i tij bën gjithçka që ai të mbetet i lirë. Ai mund ta fitojë çdo ndeshje

Borozani: E cili është lojtari më i mirë në BKT Superligë?!

Jones: Më i miri në këtë ligë... Do të them: unë. Unë luaj mbrojtje të mirë, shënoj, organizoj dhe kërcej. Mund të bëj shumë gjëra që i duhen ekipit për të fituar.

Amerikani i gjatë 190 centimetra ka qenë violina kryesore e orkestrës së 21-shit në ndeshjet e fundit të ekipit të tij. Ai ndaj Pejës regjistroi 28 pikë, 5 kërcime e 2 asistime; në ndeshje ndaj Trepçës shënoi double-double prej 33 pikëve dhe 12 kërcimeve ndërsa ndaj Bashkimit 15 pikë e 4 kërcime.

RTV 21 është në luftë për play-off dhe ndeshjen e radhës e luan ndaj Vëllaznimit. Ata janë në vendin e pestë dhe vetëm dy pikë larg Trepçës që gjindet në pozitën e katërt në tabelë.


NBA

Kobe Bryant historik

NBA

Kobe Bryant historik

31/03/13 @ 10:37

GAZI

Asllani beson në playoff

FBK Superliga

Asllani beson në playoff

30/03/13 @ 19:17

EKSKLUZIVE

Paraqitje fantastike

FBK Superliga

Paraqitje fantastike

30/03/13 @ 18:13

BASKETBALL WIEN

Kosova kampione

FBK Superliga

Kosova kampione

30/03/13 @ 15:23

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga