BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Foto / KB Bashkimi
Bashkimi e nis me fitore stinorin
10 September, 2022 @20:55
Bashkimi e mposhti Vëllaznimin në ndeshjen e parë të stinorit 2022/23 me rezultat 71-60.
Skuadra gjakovare vetëm në 10 minutëshin e parë e kishte një epërsi prej 2 pikëve, e më pas Bashkimi e kishte kontrollin e ndeshjes deri në fund.
Fahro Alidohdzic me double-double prej 14 pikëve e 10 kërcimeve ishte më i dalluari te Bashkimi, kurse u ndihmua edhe nga Fisnik Rugova me 12 pikë e Davonte Lacy me 11 pikë të tjera.
Te Vëllaznimi u veçuan Atik Koshi e Burim Zekiqi me nga 14 pikë secili, Jordan Harris me 12 pikë dhe Damonde Dudd me 11 pikë e 18 kërcime.
Sa i përket periudhave të ndeshjes, ato flasin vetë për rrjedhën e rezultatit, ku Bashkimi në secilën ngriste epërsinë, dersia në atë të fundit Vëllaznimi e uli epërsinë e vendasve në 4 pikë, për përfundimtaren 71-60 [18-10, 23-19, 16-13, 14-18].