Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - BASHKIMI

Bashkimi i jep fund serisë negative, vjen fitorja e parë me Sterlen

Bashkimi i jep fund serisë negative, vjen fitorja e parë me Sterlen


17 March, 2021 @17:42

Skuadra e Bashkimit i ka dhënë fund serisë negative prej 4 humbjeve rresht në Superligë.

Prizrenasit shënuan fitore si mysafirë ndaj skuadrës së Vëllaznimit, duke triumfuar në Gjakovë me rezultat 61-69.

Kjo fitore është e para për Bashkimin në krye me trajnerin Franko Sterle, i cili para kësaj ndeshjeje kishte pësuar dy humbje.

Për Vëllaznimin kjo humbje e vështirëson tejmase kalkilumet për mbijetesë në Superligë

Ndeshja filloi me dominimin e lehtë të Bashkimit në çerekun e parë, ku mysafirët krijuan epërsi 9 pikëshe, të cilën më pas e ruajtën edhe gjatë çerekut të dytë dhe të tretë.

Vëllaznimi e përmbysi disavantazhin në çerekun e katërt duke barazuar rezultatin në 60-60 kur kishin mbetur edhe rreth 5 minuta deri në fund, por më pas Bashkimi me pikët e shënuara nga Hamati dhe Latkovic, arriti që ta rimerr epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

Juljan Hamati ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes dhe më meritori në fitoren e Bashkimit, pasi luajti me 22 pikë dhe 13 kërcime, derisa te gjakovarët u dallua Emmanuel Omogbo me 15 pikë dhe 8 kërcime.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me këtë fitore ka marrë frymë rehatie në tabelë, pasi që tani ka 11 fitore, apo 4 më shumë se Vëllaznimi që gjendet në pozitën e fundit dhe gjendet në pozitë më të favorshme se dy ndjekësit më të afërt, Prishtina e Trepça.

Në ndeshjen e radhës Bashkimi e pret Pejën në shtëpi, ndërsa Vëllaznimi do të jetë mysafir i Trepçës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga