PRIZREN
Bashkimi konfirmon trajnerin e ri
31 August, 2017 @21:46
Përmes një njoftimi në Facebook, klubi i Bashkimit ka njoftuar që trajner i ri i klubit do të jetë Predrag Milovic.
Milovic më parë ishte trajner i skuadrave Grosuplje, Zlatorog, Krka dhe Luka Koper në Slloveni, ndërsa gjithashtu e drejtoi edhe skuadrën Al Ittihad në Katar.
Në njoftim gjithashtu është përmendur që klubi prizrenas përgatitjet i fillon nga java e ardhshme, përkatësisht nga data 5 shtator.