PRIZREN

BOROZANI/Lis Dorambari
Bashkimi, me fitore të ngushtë ndaj Besës
12 October, 2014 @21:22
Bashkimi ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë të stinorit sonte, duke e mposhtur Besën e Pejës me rezultat të ngushtë 86-81.
Prizrenasit nuk ia nisën mirë ndeshjes pasi që pejanët arritën pas 10 minutëshit të parë të dalin në epërsi për 5 pikë, por i gjithë avantazhi pejan u shkri në çerekun e dytë, kur portokallezinjtë arritën të përmbysin epërsinë e Besës dhe të përfundojnë pjesën e parë të ndeshjes me 4 pikë epërsi.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte gati tërësisht e barabartë dhe në fund Bashkimi arriti të shënojë fitore me 5 pikë dallim, 86-81.
Amerikani Spencer Dixon ishte më i dalluari te ekipi i Miodrag Baleticit, duke regjistruar double-double me 15 pikë e 10 asistime.
Atij i ndihmuan edhe Tom Tankelewitz dhe Endrit Hysenagolli, me 19, përkatësisht 16 pikë të shënuara. Lojë të mirë tregoi edhe Kreshnik Juniku që arriti 9 pikë e 6 kërcime.
Te humbësit lojtarët e huaj ishin më të dalluarit, ku debutuesi në këtë ndeshje, Shawnetz Patterson, ishte koshashënuesi më i mirë me 23 pikë të shënuara.
REZULTATET, TABELA AKTUALE DHE NDESHJET E RADHËS
Statistikat ekipore:
Bashkimi | Besa | ||
Çereku i parë | 18 | 23 | |
Çereku i dytë | 26 | 15 | |
Çereku i tretë | 17 | 18 | |
Çereku i katërt | 25 | 25 | |
Kërcime | 35 | 31 | |
Asistime | 24 | 16 | |
Bllokada | 2 | 1 | |
Topa të vjedhur | 9 | 4 | |
Topa të humbur | 15 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 8/19 | 9/23 | |
Tentime për dy pikë | 24/43 | 18/39 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 14/23 | 18/30 |
Statistikat individuale te Bashkimi
1 | Tom Tankelewicz | 19 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
2 | Endrit Hysenagolli | 16 pikë | 4 kërcime | |
3 | Spencer Dixon | 15 pikë | 10 asistime | 3 kërcime |
4 | Boban Medenica | 13 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
5 | Kreshnik Juniku | 9 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Dragomir Marojevic | 5 pikë | 4 kërcime | |
7 | Altin Morina | 4 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
8 | Qëndrim Biraj | 2 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
9 | Adnan Mustafa | 2 pikë | 1 kërcim | |
10 | Mustafë Merovci | 1 pikë |
Statistikat individuale te Besa
1 | Shawntez Patterson | 23 pikë | 8 kërcime | |
2 | Umar Shannon | 17 pikë | 10 asistime | 3 kërcime |
3 | Manny Richardson | 12 pikë | 3 kërcime | |
4 | Dominique Scales | 10 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Arian Qallaku | 7 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
6 | Beqë Kovaqi | 6 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
7 | Sami Hajzeri | 6 pikë | 1 kërcim |