BESA

Edhe një përforcim te Besa
10 October, 2014 @18:24
Vetëm një ditë pasi Federata e Basketbollit të Kosovës njoftoi se skuadra e Besës ka bërë kërkesë për ta paraqitur përforcimin amerikan Shawntez Patterson, ekipi pejan ka bërë edhe një goditje tjetër.
Basketbollisti 206 centimetërsh nga SHBA-ja, Dominique Scales, iu është bashkuar ekipit, njofton faqja zyrtare Besës. Ai sot ka qenë për herë të parë në stërvitje me ekipin dhe pritet të debutojë në ndeshjen e së dielës kundër Bashkimit.
Scales së fundi ka luajtur në Ligën ABA të SHBA-së për skuadrën, North Dallas Vandals, pjesë e së cilës është edhe ish organizatori i Sigal Prishtinës, John Gilchrist.
Besa në ndeshjen e parë të stinorit të ri kishte pësuar humbje në derbin lokal nga Peja, duke u mposhtur me rezultat 89-73.
Shiko tabelën aktuale në Superligë.
Video