QENDRA PEJANE

Dueli ndërmjet vëllezërve Radomir (majtë) dhe Dragomir (djathtë)
Peja vëllazërohet me Bashkimin!
7 October, 2014 @11:34
Radomir Marojevic është përforcimi më i ri i skuadrën së Pejës.
Pas kroatit Hrvoje Puljko dhe amerikanit Ephrem Davis, pejanët kanë zyrtarizuar edhe përforcimin e tretë në skuadrën e tyre.
Ai më parë ka luajtur për skuadra të ndryshme nga Serbia si Vojvodina, Metalac, Zdravlje, Napredak etj., si dhe në skuadra nga Rumania si CSM Bucurest dhe së fundi Gaz Metan. Me këta të fundit, basketbollisti 207 centimetra i gjatë ka pasur mesatarisht 8.3 pikë dhe 3.4 kërcime për ndeshje.
Për ndryshe, Radomir Marojevic, është vëllau binjak i qendrës së Bashkimit, Dragomir Marojevic.
Peja ndeshjen e radhës në Superligë do ta luajë kundër rivalit të drejtpërdrejtë për titull, Sigal Prishtinës.