PEJA

24ur.com
Edhe një përforcim para super derbit
9 October, 2014 @10:00
Verdhezinjtë i kanë marrë erë vështirësive në javët vijuese dhe përfundimisht kanë angazhuar edhe përforcimin e katërt të huaj të stinorit.
Slloveni Jan Mocnik është përforcimi i katërt i huaj i Pejës së Boris Kurtovicit për këtë stinor.
Mocnik është një lojtar i shpejtë që luan në pozitën e fundorit dhe njihet për pikët e shënuara, derisa 27 vjeçari më parë ka djeristur fanellën e Bosnës, Mariborit, Slovanit, Udineses, etj.
Së fundi Mocnik ka pasur mesatare prej 12.3 pikëve për ndeshje dhe 4.8 asistimeve - te Maribori.
Disa ditë para derbit ndaj Sigal Prishtinës, Peja ka plotësuar ekipin me katër të huaj që pas Hrvoje Puljkos, Ephram Davis dhe Radomir Marojevic, bën ekipin edhe më të fortë para nisjes së ligës ballkanike.
Video
Jan Mocnik, lojtar i ri i Pejës