MEDIA
Bashkimi ndahet me 2 lojtarë!
19 December, 2016 @8:56
Menjëherë pas humbjes më të thellë të ekipit të pësuar këtë stinor në Superligë, Bashkimi ka liruar nga skuadra qendrën boshnjake Ermin Jazvin, ndërsa afër është të largohet edhe Kejuan Johnson, që aktualisht është suspenduar.
Njoftimin e ka dhënë Koha Ditore sot, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe nga menaxheri i klubit, Arlind Kaçaniku, që ka bërë të ditur se me Jazvinin rrugët janë ndarë tashmë, ndërsa me Johnsonin është shumë afër.
Dy lojtarët kanë bojkotuar ndeshjen ndaj Trepçës për shkak të vonesës së pagave, ndërsa Kaçaniku për gazetën ka thënë se kanë pasur marrëveshje interne me lojtarët që paga tu ipet deri më 20 dhjetor.
“Me Jazvinin tashmë kemi ndarë rrugët, ndërsa Johnson është arsyetuar se ka lëndim. Kontrolli mjekësor dëshmoi të kundërtën, edhe ai nuk ka luajtur për të njejtat arsye. Me gjasë ka marrë oferta nga vende tjera dhe është i interesuar të lëvizë. Pasi nuk ka luajtur, ka lënë skuadrën në lloç, ne e kemi suspenduar me një pagë. Për mosrespekt të kontratës ne jemi të gatshëm që të përballemi me të edhe në gjykatën e FIBA-së,” është cituar të ketë thënë Kaçaniku shkruan Kohën Ditore.