MAN OF THE MATCH
Besnik Azemi, më i miri në derbi
17 December, 2016 @22:47
Basketbollisti me përvojë i Trepçës, Besnik Azemi, ka qenë njeriu më i dalluar i ndeshjes derbi të xhiros XII të Superligës ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit sonte statistikisht.
RAPORTI I NDESHJES: TREPÇA-BASHKIMI
Azemi në 21 minuta lojë sa ishte në parket ka pasur indeksin e vlefshmërisë 33, ndërsa në ndeshje ka kontribuuar me 14 pikë të shënuara me saktësi prej 87% duke shutuar 8 dhe shënuar 7 herë në tentimet e tij.
Për më tepër 27 vjeçari ka regjistruar edhe 7 kërcime e 2 asistime në fitoren e parë të Trepçës në një derbi ndaj ekipeve të katërshes së madhe të basketbollit kosovar sonte.
Me fitoren e sontme, Trepça ka përmirësuar bilancin në 8-4 pas 12 xhirove dhe ka 20 pikë.