PA PUSHIM
Treshja pejane e Vëllaznimit, 80% të pikëve të ekipit
16 December, 2016 @23:28
Tre basketbollistët pejanë që po mbrojnë ngjyrat e Vëllaznimit këtë stinor, Beq Kovaçi, Arian Qallaku dhe Blendi Matoshi, kanë shënuar 80% të pikëve të ekipit kuqezi nga Gjakova sonte në fitore ndaj Kerasan Prishtinës.
Trajneri Shkumbin Kumnova nuk i ka dhënë asnjë sekondë pushim këtyre basketbollistëve në këtë duel, ndërsa të tre kanë regjistruar double-double për Vëllaznimin.
RAPORTI: Vëllaznimi - Kerasan Prishtina
Kovaçi ka përfunduar ndeshjen me 32 pikë, 10 kërcime e 7 asistime, Qallaku me 25 pikë, 12 kërcime, ndërsa Matoshi me 23 pikë e 15 kërcime.
Vëllaznimi sonte ka shënuar fitoren e dytë të stinorit në Superligë, duke e mposhtur për herë të dytë Kerasanin, 101-97.