SELEKTORI I RI
Dokuzovski bie nga kombinimi për Kosovën
16 December, 2016 @5:11
Ish-trajneri i IRJ Maqedonisë dhe i Sigal Prishtinës, Marin Dokuzovski, ka rënë nga kombinimi për të qenë selektor i reprezentacionit të Kosovës në basketboll.
Sipas mediave maqedonase, Dokuzovski, është llogaritur favorit për të qenë pjesë e Kosovës për para-kualifikime në Botërorin e Kinës 2019, mirëpo me tu tërhequr në short Kosova në një grup me Maqedoninë, jo vetëm Dokuzovski, por edhe trajnerët tjerë potencial maqedonas kanë rënë nga kombinimi i FBK-së, ka cekur gol.mk.
Dokuzovski është trajner me përvojë dhe aktualisht punon te Rabotnicki i Shkupit. Ai është 56 vjeç.