NOAH DAHLMAN
3 minutat e fundit, kushtuan
15 December, 2016 @11:54
Basketbollisti amerikan i Pejës, Noah Dahlman, ka cekur 3 minutat e fundit si fajtore për humbjen e ekipit. Këto kanë qenë momentet kur u thye ndeshja dhe vendasit shënuan fitore ndaj verdhezinjëve.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes së mbrëmshme ka thënë:
“Ka qenë ndeshje shumë interesante por fatkeqësisht përfundoi me fitoren e vendasve. Ne luftuam shumë, por në tre minutat e fundit nuk kemi qenë të saktë dhe i lejuam Karposit që të shënojë. Kemi pasur ulje-ngritje këtë stinor disa herë, shpresoj të bëhet më mirë,” ka thënë Dahlman, njëri ndër basketbollistët më të mirë të huaj të ekipit të Pejës këtë stinor.
Peja regjistroi disfatën e dytë në Grupin B të BIBL këtë stinor mbrëmë, ndërsa në xhiron që vjen i shkon mysafir Sutjeskës, që është lidere e grupit.