ZYRTARE
Bashkimi përforcohet me qendrën amerikano-irlandeze
3 August, 2022 @20:36
Një përforcim në pozitën e qendrës te skuadra e Bashkimit.
Pak minuta më parë, prizrenasit kanë zyrtarizuar ardhjen e amerikano-irlandezit Bryan Fitzpatrick.
Fitzpatrick gjatë karrierës së tij ka luajtur në Greqi, Danimarkë, Japoni, Çeki, Islandë, Argjentinë e Ukrainë, ndërkohë që ka qenë edhe përfaqësues i kombëtares së Irlandës në basketboll.
Tash, kur i ka mbushur 32 vjet, ai do ta vazhdojë karrierën në elitën e basketbollit kosovar me prizrenasit e Bashkimit, që sezonin e ardhshëm do të drejtohen nga Darko Radulovic.
Dje, Bashkimi njoftoi edhe për ardhjen e fundorit Davonte Lacy, 29 vjeçar amerikan, ndërkohë që ditë më parë në skuadër janë kthyer edhe Arion Balluku e Altin Morina.