BASHKIMI
Bashkimi përforcon trapezin
31 August, 2021 @16:44
Skuadra prizrenase, Bashkimi, ka përforcuar trapezein me lojtarin amerikan Immanuel King.
King do të jetë përforcimi i tretë i Bashkimit për këtë sezon.
Ai është i gjatë 203 cm dhe luan në pozitën e qendrës.
Gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra të ndryshe nga NCAA, derisa në Evropë luajti te skuadrat Vogosca dhe Ovarense.
Bashkimi më 2 shtator do të përballet me kampionin aktual, Yllin, në kuadër të Superkupës së Kosovës.