AVENTURË E RE
Ty Nichols pas Kosovës, në Shqipëri
29 August, 2021 @10:04
Basketbollisti i dalluar i KB Prizrenit dhe i Vëllaznimit, Ty Nichols, që kaloi kohë të mirë me ekipet e tij në Superligë të Kosovës, tashmë është zyrtarizuar si lojtar i ri i Teutës së Durrësit.
Nichols që ka qenë ndër të huajt e dalluar të Superligës, tash do t’i ndihmojë ekipit durrësak në arritjen e objektivave këtë stinor.
Së fundi te Vëllaznimi, Nichols ka pasur mesatare prej 17.7 pikëve për ndeshje, 6.2 asistimeve dhe 4.2 kërcimeve.
“Afrimi i parë i huaj për këtë sezon pranë ekipit tonë është Ty Nichols. Amerikani luan në pozitat 1-2 dhe ka pasur një eksperiencë të mirë në Kosovë përgjatë dy viteve të fundit. I urojmë sa më shumë suksese këtë sezon me ekipin tonë! #WelcomeTy #ParaTeuta” ka shkruar njoftimi i Teutës.