PAS 10 MINUTASH LOJË

Bashkimi turpërohet në çerek të parë nga Trepça
9 April, 2023 @17:38
Kur mbetën edhe 2.4 minuta deri në fund të çerekut të parë, pra pas gati 8 minutash lojë, Bashkimi shënoi pikët e para në ndeshje, ndërsa Trepça kishte epërsinë 0-26 në ndeshjen e dytë çerekfinale të PlayOffit të Superligës!
Dominim i plotë i mitrovicasve në çerek të parë për çdo lavdatë, derisa çereku i parë mbyllet me rezultat 6-34 në të mirë të Trepçës. Kendrick Brown me 8 pikë më efikasi te ata aktualisht, ndërsa te Bashkimi Prentiss Nixon po mban nderin me 4 pikë të shënuara nga 6 në total të ekipit.
Raporti i plotë pas përfundimit të ndeshjes.