SEZAI SURROI
Bashkimi vuloset si i treti, Drita përfundon stinorin
4 May, 2014 @20:57
Bashkimi ka arritur të shënojë fitoren e 15-të të stinorit, për të vulosur vendin e tretë në Superligë dhe për t’ia nisur Play-Offit nga vendi i tretë i tabelës.
Ekipi i Edin Kërveshit ka qenë më i mirë se Drita e Gjilanit sot, për të tretën herë në këtë kampionat, duke i mposhtur me 10 pikë dallim, 93-83.
Mungesat e Dritës
Fitorja e Bashkimit do të vihej në dyshim po të ishin gjilanasit të kompletuar me vendorët si Arian Mehmeti e Driton Sylejmani, e që mungesa e tyre i lejoi prizrenasve fitoren edhe pse jo të lehtë, pasi që ndeshja ka qenë e barabartë në të shumtën e kohës.
Bashkimi krijoi epërsi 7 pikëshe në fund të pjesës së parë dhe pasi që çereku i tretë përunfdoi me barazim 20-20, gjilanasit në mungesë të lojtarëve kyq vendor, nuk kishin fuqi të bëjnë më shumë në këtë ndeshje - që për ta ishte e fundit për stinorin 2013/14.
Presin kundërshtarin
Derisa Bashkimi nesër do të kuptojë kundërshtarin e Play-Offit pas derbit Peja-Sigal Prishtina, Drita këtu përfundon stinorin në vendin e pestë që mund të llogaritet sukses i madh i ekipit anamoravas pasi që i kanë shkaktuar telashe të gjithë kundërshtarëve në këtë stinor, largo Pejën e Sigal Prishtinën.
Të dalluarit
Malaziasi Zeljko Jovanovic ka qenë koshashënuesi më i mirë i Bashkimit në fitoren e sontme me 28 pikë të shënuara, derisa ka qëlluar 5 treshe nga 12 tentime.
Endrit Hysenagollit dhe Rickey Youngut i mungoi nga një kërcim për të arritur double-double në fitore, ku shënuan 14, përkatësisht 15 pikë, krahas 9 kërcimeve që pat secili.
Te Drita, Shamar Cooms ka qenë më efikasi, i cili ka qenë edhe basketbollisti më efikas i ndeshjes me 31 pikët e shënuara. Derisa Jason Hannibal ka regjistruar double-doublein e vetëm të ndeshjes me 18 pikë e 16 kërcime.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Bashkimi | Drita | ||
Çereku 1 | 24 | 22 | |
Çereku 2 | 27 | 22 | |
Çereku 3 | 20 | 20 | |
Çereku 4 | 22 | 19 | |
Kërcime | 43 | 31 | |
Asistime | 24 | 19 | |
Bllokada | - | 3 | |
Topa të vjedhur | 6 | 1 | |
Topa të humbur | 5 | 9 | |
Tentime për tre pikë | 9/25 | 10/34 | |
Tentime për dy pikë | 26/58 | 23/42 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 14/23 | 7/7 |
Statistikat individuale te Bashkimi:
1 | Zeljko Jovanovic | 28 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
2 | Rickey Young | 15 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
3 | Darrell Lampley | 15 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
4 | Aaron Mitchell | 14 pikë | 8 kërcime | 8 asistime |
5 | Endrit Hysenagolli | 14 pikë | 9 kërcime | |
6 | Qëndrim Biraj | 7 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
Statistikat individuale te Drita:
1 | Shamar Coombs | 31 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
2 | Jasonn Hannibal | 18 pikë | 16 pikë | 2 asistime |
3 | Filip Toncinic | 16 pikë | 8 kërcime | 4 asistime |
4 | Laurant Ibrahimi | 15 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
5 | Besfort Fazliu | 3 pikë | 8 asistime | 1 kërcim |