THUNDER
Oklahoma në gjysmëfinale
4 May, 2014 @11:20
Suspendimin e Zach Randolphit tek Memphis Grizzlies, Oklahoma e shfrytëzoi në mënyrë maksimale.
Zach, i cili në ndeshjen e gjashtë e kishte goditur Steven Adamsin, komisioni diciplinor i NBA-së, nuk e lejoi që të luanë në ndeshjen e fundit dhe vendimtare të serisë.
Ky gjest i pamenduar i Randolphit, i kushtoi me eliminimin e arushave, ku u mposhtën me rezultat të bindshëm 120-109.
Super ylli i Oklahomës, Kevin Durant, luajti me 33 pikë e 8 kërcime, ndërsa partneri i tij Russell Westbrook, bëri triple-double me 27 pikë, 16 asistime e 10 kërcime, kurse në anën tjetër, nuk mjaftuan 24 pikët e spanjollit Marc Gasol.
Oklahoma City Thunder, në gjysmëfinale, do të përballet me Los Angeles Clippers, me 5 maj.
Video
Kevin Durant