BASHKIMI
Bashkimi zyrtarizon Illmen Bajrën
11 September, 2019 @11:47
Ajo që u paralajmërua javë më parë, tashmë është zyrtare.
Illmen Bajra është zyrtarisht trajner i Bashkimit, me lajmin që u bë zyrtar para pak çastesh nga vetë klubi portokallezi.
Bajra, pas përvojës së fituar në Prishtinë në stinorin e kaluar, ku fitoi të gjitha trofetë vendore dhe shkruajti histori me këtë klub në FIBA Europe Cup, do të jetë trajner i ri i Bashkimit për edicionin 2019/20 të Superligës.
Illmeni është trajner i ri që ka bërë mjaft përvojë duke qenë ndihmë i disa trajnerëve në Bashkim, ndërsa përvoja e fundit ishte me trajnerin Damir Mulaomerovic.
Ai është edhe selektor i Kosovës U18 te femrat.