Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 10

Bashkimit dhe Trepçës, dënime nga 200 euro!

Foto: KBBashkimi/ fb

Bashkimit dhe Trepçës, dënime nga 200 euro!


18 November, 2022 @11:12

Pas raportit të lëshuar në Informatorin e 10 të Superligës, është kuptuar që skuadra e Bashkimit dhe Trepçës janë dënuar me nga 200 euro për incidente të shkaktuara të tifozëve të tyre në përballjet e xhiros përkatëse me informator.

Nga klubet janë dënuar vetëm Bashkimi e Trepça, ndërsa si individualisht dënime kanë marrë edhe basketbollisti i Vëllaznimit Jordan Harris si dhe trajneri i Rahovecit, Muhamed Thaçi.

Dajuan Graf @ Bashkimi

Bashkimi është dënuar me 200 euro në përballjen e fituar ndaj Ponte Prizrenit, edhe pse ishte mysafir, pasi që gjatë zhvillimit të ndeshjes është hedhur një petardë në parket, ndërsa 10 sekonda pa përfunduar loja është ndezur një fishekzjarr nga ata.

Drilon Hajrizi @ Trepça

Trepça ka marrë dënim gjithashtu 200 euro, ndërsa ata kanë marrë dënimin për shkak se gjatë ndeshjes me Rahovecin kanë hedhur 2-3 shkrepëse në parket, ndërsa pak para fundit të ndeshjes kanë ndezur mjete piroteknike që lëshojnë ngjyrë dhe tym.

Sa i përket Jordan Harrisit, ai është gjobitur me 50 euro për shkak të gabimit teknik, ndërsa trajneri i Rahovecit, Muhamed Thaçi është gjobitur me 300 euro për shkak të gabimit teknik.

Ndeshjet e xhiros së njëmbëdhjetë luhen nesër dhe pasnesër, ndërsa xhiroja nis me duelin Peja-Vëllaznimi që zhvillohet të shtunën me fillim prej orës 19:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga