BAVARIA

REUTERS
Bayern përsëri lider, Ademi në befasi
2 November, 2013 @20:38
Bayern Munchen i është kthyer kreut të Bundesligës me fitore të vështirë ndaj Hoffenheimit sot. Mario Mandzukic dhe Thomas Muller kanë anuluar vlerën e golit të Niklas Sules, që erdhi pas një gabimi të Manuel Neuerit.
Me fitore prej 2-1, Bayern ka kaluar tash një pikë mbi Borussia Dortmundin që fitoi mbrëmë Stuttgartin 6-1.
Mario Gotze sot ka marrë ‘amin’-in e Pep Guardiolas që të nis ndeshjen nga fillimi, derisa bashkë me Mario Mandzukicin dhe Thomas Mullerin kompletuan treshen ofanzive të ‘bavarezëve’.
ORHAN ADEMI NË FITORE BEFASUESE
Derisa lidershipi i Bayernit u konfirmua 15 minuta para fundit të ndeshjes, një befasi i ndodhi Bayer Leverkusenit, që i largoi ‘aspirinët’ nga dyshja kryesuese.
Ka qenë ekipi i fundit në tabelë, Eintracht Braunschweig që ka fituar 1-0 si vendas ndaj Bayer Leverkusenit sot, derisa golashënuesi i vetëm i takimit Dominick Kumbela është zëvendësuar nga shqiptari Orhan Ademi në minutën e 86-të të ndeshjes.
Kjo ka qenë njëra ndër paraqitjet e rralla për shqiptarin, që kreu detyrën e tij me sukses në minutat e fundit të takimit, ku skuadra e tij shënoi fitoren e dytë në kampionat.
Rezultatet dhe tabela aktuale.