CITIZENS

eurosport.com
Manchester City shkatërron Norwichin
2 November, 2013 @19:39
Skuadra e Manuel Pellegrinit Manchester City sot nuk ka ditur të ndalet së shënuari. Të motivuar si duket nga dështimi i Chelseat, ata kanë shfrytëzuar ditën për t’i fituar tre pikë shpejtë, sigurtë dhe bindshëm.
Viktimë e Cityt ka qenë Norwich City, që ka pranuar shtatë gola. E te City më shumë se gjysma e ekipit ka shënuar gol, duke mos shënuar asnjëri dy herë.
Sergio Aguero e Samir Nasri kanë qenë futbollistët që kanë shkëlqyer në këtë ndeshje. E besoni apo jo, futbollisti më i mirë i Norwichit ka qenë portieri Ruddy, i cili ka pritur edhe po aq gola të mundshëm nga furia e ‘qytetarëve të kaltër’ të Manchesterit.
Duhet të theksohet edhe fakti që sot Manuel Pellegrini ka lënë jashtë formacionit portierin Joe Hart, duke e zëvendësuar me rumunin Costel Pantilimon.
Rezultatet dhe tabela aktuale.