SUPERPIPPO

As Messi e Cristiano s’më afrohen
1 November, 2013 @19:39
Legjenda e rossonerëve, Filippo Inzaghi, ka pohuar se rekordi i tij i shënimit të golave në finale të ndryshme do të mbetet i paprekshëm edhe nga yjet e futbollit të sotëm, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Tash 40 vjeçar, Inzaghi, ka shënuar tetë gola në finale të ndryshme gjatë karrierës së tij për Juventusin dhe Milanin.
Mirëpo Pippo është veçanërisht krenar me shpërthimin e vitit 2007 kur shënoi dy gola në finale të Ligës së Kampionëve, pastaj në Superkupën europiane dhe finalen e Botërorit të Klubeve.
“Carlo Ancelotti nuk dinte se kë ta fuste në finale ndaj Liverpoolit, mua apo Alberto Gilardinon. Ai më zgjodhi në fund mua, e unë shënova dy herë. Pas kësaj shënova edhe në finale të Superkupës europiane ndaj Sevillas si dhe në finalen e Botërorit të klubeve ndaj Boca Juniorsit,” ka kujtuar Inzaghi suksesin e tij.
“Pesë gola në tre finale, prej të cilave tre më të rëndësishmet në gara ekipore dhe ne i fituam të gjitha. As Messi e Cristiano nuk do t’i arrijnë këto. Këtë rekord do ta mbajë unë,” ka vlerësuar ish sulmuesi, tash trajneri i kategorive të reja në Milan, Pippo Inzaghi.
Inzaghi përfundoi karrierën e tij si futbollist aktiv në korrik të vitit 2012, pas 21 viteve të kaluara në fusha të blerta ku bëri emër me Juventusin dhe Milanin.