FRANCA NË ETHE

REUTERS
Frika e Ribery-së
31 October, 2013 @15:53
Futbollisti më i mirë i Europës, Franck Ribery, ka pranuar se frikësohet shumë nga moskualifikimi i përfaqësueses françeze në Kampionatin Botëror, Brazili 2014.
“Nuk mund të paramendoj Kampionatin Botëror pa Francën. Kjo do të ishte katastrofë e vërtetë për ne lojtarët, për popullin tonë, për gjithë Francën,” ka thënë mesfushori i Bayernit, Ribery.
Franca në grupin kualifikues të saj të Eurozonës ka përfunduar pas Spanjës dhe ka siguruar barazhin ku duhet të luftojë me Ukrainën për një vend që çon në Brazil.
Ndeshja e parë luhet në Kiev të Ukrainës më 15 nëntor, derisa ajo e kthimit katër ditë më vonë në Paris të Francës.
“Duhet të luajmë si gjithmonë. Nuk duhet të bëjmë dallim kundërshtarësh dhe të krijojmë stres të panevojshëm. Kampionati i kaluar Botëror në Afrikë të Jugut ka qenë i vështirë për ne dhe duhet të krijojmë një imazh të ri dhe më të mirë për Francën,” ka shtuar ai.
Franca nuk ka arritur të dalë as nga grupet në KB Afrika e Jugut 2010 kur u godit nga skandalet raciste brenda përfaqësueses nën udhëheqjen e përzgjedhësit Laurent Blanc.